Ahmeti: Nuk e pranojmë njohjen nga Serbia nëse na kërkohet kjo gjë

Aktuale

Ahmeti: Nuk e pranojmë njohjen nga Serbia nëse na kërkohet kjo gjë

Më: 14 mars 2019 Në ora: 22:45
Shpend Ahmeti

Bashkëdrejtuesi i Ekipit negociator ka thënë se në dialog nuk do të pranojnë me çdo kusht marrëveshjen me Serbinë.

“Nuk është e thënë që do ta pranojmë njohjen nga Serbia në rast se për këtë na kërkohet të bëjmë kompromis të dhimbshëm”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ai ka thënë se rara pezullimit të taksës, Kosova duhet të vë kushte dhe përmes saj ta fuqizojë edhe më tutje qëllimin e taksës.

“Unë jam për negociim. Do të ishte gabimi më i madh nëse e heqim pa vënë asnjë kusht”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se “nuk e sheh taksën si qëllim në vetvete dhe as që ka pas efektin ekonomik, e ka pas efektin politik dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve”.

“Mendoj që me taksë është diskutu shumë më shumë (korrigjimi i kufijve) dhe nëse ky ka qenë qëllimi i kryeministrit Haradinaj atëherë këto janë efektet pozitive”, tha ai.

Shpend Ahmeti, bashkëkryesues i Ekipit negociator për dialogun me Serbinë, mendon që kryeministri Ramush Haradinaj me këmbënguljen që të mbajë taksën ndaj mallrave serbe po ia del të pengojë idenë e presidentit Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës.

“Me mendjen time po. Për shkak që po ndalon këto takime ku është folur për këtë temë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, SHBA-ja nuk po e kërcënon por po e qorton Kosovën për taksën.

Shpend Ahmeti, bashkëkryesues i Ekipit negociator për dialogun me Serbinë, ka thënë se gjatë të gjitha takimeve që kishin me përfaqësues të huaj, zyrtarë të lartë të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, u është kërkuar pezullimi i taksës.

Sipas tij, SHBA-ja nuk e ka kërcënuar Kosovën me masa ekonomike apo të sigurisë, por “i ka dhënë qortim prindëror”.

“Taksa nuk duhet hequr pa u plotësuar disa kushte që Kosova e ka mundësinë t’i vendosë”, ka thënë Ahmeti.

“Janë përmendur rotacionet ushtarake”, ka thënë ai duke folur për takimin që kishin me ambasadorin amerikan në Kosovë. “Ambasadori e ka bërë të qartë që nuk është as kërcënim dhe as nuk është qëndrim zyrtar i Amerikës”.

“Megjithatë vërehet qartë një irritim, pakënaqësi që Shtetet e Bashkuara e kanë me Kosovën, gati se një qortim prindëror”, ka shtuar ai.

Ai e ka quajtur kërkesë aspak të drejtë presionin që po i bëhet Kosovës për heqjen e taksës. Sipas tij Serbia bën më shumë veprime dhe ndaj saj s’ka presion si ndaj Kosovës.

Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti në Rubikon të KTV-së ka thënë se nuk kanë shkuar fshehurazi në Bruksel në ditët e fundit për takim me ekip të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Sipas tij, vetë fakti që kanë fluturuar përmes një linje publike atëherë nuk ka qenë asgjë e fshehtë.

Ai bëri të ditur se janë takuar me një ekip ndërmjetësues.

“U takuam atje me ekipin ndërmjetësues, është një ekip që punon atje vazhdimisht. Kur ka nevojë takohemi edhe znj. Mogherini, kësaj here nuk jemi takuar me të”, tha Ahmeti, duke theksuar se ishin atje vetëm për të dorëzuar zyrtarisht platformën e votuar në Kuvendin e Kosovës.

“Zakonisht ata nuk komentojnë se është diçka e mirë apo e keqe sepse gjithmonë na kanë thënë se janë vetëm ndërmjetësues. Ideja e tyre është që të merren pozicionet e Serbisë dhe Kosovës dhe të shohin se ku ka mundësi të ketë përafrim”, bëri të ditur Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat