Çepurin e quan fantazi platformën e Kosovës, thotë do të thyhet

Aktuale

Çepurin e quan fantazi platformën e Kosovës, thotë do të thyhet

Më: 14 mars 2019 Në ora: 22:52
Aleksandar Çepurin

Ambasadori Rusisë në Serbi Aleksandar Çepurin në rrjetin social Tviter ka shkruar se “Platforma e Prishtinës është ultimatum dhe fantazi që nuk ka lidhje me realitetin, andaj paraqet refuzim të qartë të dialogut me Beogradin”, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota sot”.

Duke publikuar një status në rrjetin social ka theksuar se me një "platformën" të këtillë Prishtina nuk do “mbaj peshën” por do të thyhet.

“Fantazia nuk harmonizohet me realitetin. Edhe më tutje po vazhdon tërheqja e njohjeve, ndërsa sponsorët vetë po humbin forcën”, ka shkruar Çepurin.

Parlamenti i Prishtinës në javën që shkoi miratoi platformën me të cilën nga Beogradi kërkon të njoh të ashtuquajturën Pavarësi të Kosovës, heqjen e rezolutës 1244, formimin e Gjykatës speciale për krime që kaun bërë serbët në konfliktin e fundit dhe dëmshpërblimin për dëme të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat