Anton Quni flet për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës

Aktuale

Anton Quni flet për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës

Më: 14 mars 2019 Në ora: 23:36
Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka folur lidhur me kërcënimet e fundit që po bëhen nga Serbia drejt Kosovës për luftë apo ndonjë sulm të mundshëm .

Quni si i ftuar në “DPT”,  ka thënë se këto janë vetëm deklarata politike dhe se nuk mund të bëhet kurrë asnjë sulm ndaj Kosovës.

 “Nuk ka asgjë serioze nga këto kërcënime. Këto janë vetëm deklarata sa për të nxitur debate. Migat që po i reklamojnë, janë vetëm për mbrojtje nga ajri po nuk janë për sulme”

“Nëse ata marrin ndonjë ofensive apo diçka do të marrin përgjigje nga NATO dhe KFOR-i”.

“Serbia është duke kaluar në një situatë të rendë politike dhe deklarimet për sulme ose kërcënime ndaj Kosovës behën për poenë politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat