“Shuplakë fytyrës nga Amerika”

Aktuale

“Shuplakë fytyrës nga Amerika”

Nga: G.B Më: 15 mars 2019 Në ora: 08:46
Flamuri amerikan

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, ka thënë se Amerikë i ka dhënë shuplakë fytyrës Kosovës, me raportin e DASH për korrupsion, derisa thotë se Amerika nuk ka faj për raporte të tillë, derisa kidnapohen shtetasit turq e djali i Maxhunit e vëllai i Thaçit lirohen sporadikisht, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se qe 10 vite e dëgjojmë refrenin e dokrrave të Thaçit, sa herë bëhet publik raporti i BE pse DASH.

Postimi i tij i plotë:

Shuplake ftyres nga Amerika...Rrahje sporadike e klases politike ne pushtet

Dikur i benin te vdekurit te dalin ne votime e tani te gjallet dojne me i rehatu ne ndermarrjet publike te vdekura e bankrotuara. Kjo tregon qe edhe per se vdekuri te thithin gjakun.

Sipas thënieve ne popull- Fike se fike bile me muzike e karadyzen: Djem, vajza, teze, halla, kusherinje, reja te rehatuar neper vende pune e te shperblyer me tendera e para publike ... Nuk ka faj Amerika qe shkruan raporte per krim e korrupcion kur kidnapohen qytetaret turq e djali i Maxhunit e vellau i Thacit lirohen sporadikisht ndersa te gjitha rastet tjera qe kane te bejne me krime e hajni masive e vjedhje te deshmive mbesin si nje gje e harruar. Me qene kryprokuror e gjyqtar ne Kosove me kish ardhe marre prej prokrurores speciale ne Maqedoni qe ka dergu Sasa Mijalkov- kryespiunin Maqedon- equvalentin e Kadri Veselit ne burg edhe ate me rroba zyrtare dhe me krevate. Ndersa nga ajo ka ikur edhe Gruevski- ekuivalenti i Thacit, qe tani gjendet ne Hungari.

Qe 10 vite degjojme refrenin e dokrrave te Thacit, sa here qe behet publik raporti i BE ose i DASH te SHBA, se jane te perkushtuar te adresojne shqetesimet dhe problemet e ngritura ne raporte. Por ne fund te fundit nje dite me pase vazhdon avazi i vjeter i krimit dhe korrupcionit dhe kapja e drejtesise nga te "fuqishmit" e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat