Haradinaj ngushëllon familjarët e viktimave të sulmit terrorist në Zelandë - Bota Sot
Haradinaj ngushëllon familjarët e viktimave të sulmit terrorist në Zelandë

Aktuale

Haradinaj ngushëllon familjarët e viktimave të sulmit terrorist në Zelandë

Nga: N.Sh Më: 15 mars 2019 Në ora: 09:53
Pamje nga Zelanda e Re

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se akti terrorist në Zelandë të Re, cenon vlerat e një vendi të lirë dhe na prekë të gjithëve.

Pas sulmin në Zelandën e Re, numri i të vdekurve ka shkuar në 49 persona.

Kryeministri Haradinaj në emër të qeverisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për viktimat e kësaj ngjarje të rëndë.

“Akti terrorist në Zelandë të Re, ku mbeten të vrarë dhjetëra njerëz të pafajshëm, cenon vlerat e një vendi të lirë dhe na prekë të gjithëve. Në emër të Qeverisë së Kosovës, shpreh dhimbjen për viktimat njerëzore të kësaj ngjarje të rëndë. Ngushëllime familjeve dhe institucioneve të Zelandës së Re. Terrorizmi, pa marrë parasysh nga kush vjen, është e keqja më madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku. Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj përkrah aleatëve strategjikë për sigurinë globale”, shkruan Haradinaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...