Limaj: Sulmi terrorist në Zelandë të Re, akt qyqar dhe i shëmtuar - Bota Sot
Limaj: Sulmi terrorist në Zelandë të Re, akt qyqar dhe i shëmtuar

Aktuale

Limaj: Sulmi terrorist në Zelandë të Re, akt qyqar dhe i shëmtuar

Më: 15 mars 2019 Në ora: 10:31
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka reaguar pas sulmit terrorist në xhamitë e Zelandës së Re.

Limaj e ka quajtur akt qyqar dhe të shëmtuar ku mbeten të vdekur rreth 50 persona. 

“Kosova dhe qytetarët e saj janë përkrah popullit të Zelandës së Re në këto momente të vështira”, ka shkruar Limaj ndër të tjera në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

 Postimi i plotë i Limajt:

 Sulmi terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, cak i të cilit ishin dhjetëra persona të pafajshëm është akt qyqarë dhe i shëmtuar. Kosova dhe qytetarët e saj janë përkrah popullit të Zelandës së Re në këto momente të vështira. E gjithë bota demokratike duhet të angazhohet dhe të bëjë më shumë në parandalimin e sulmeve qyqare të cilat po marrin jetët e personave të pafajshëm. FL

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...