Balli Kombëtar: Sulmi në Zelandë të re është kryer nga një terrorist që adhuronte kriminelët serb

Aktuale

Balli Kombëtar: Sulmi në Zelandë të re është kryer nga një terrorist që adhuronte kriminelët serb

Nga: D.RR Më: 15 mars 2019 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Balli Kombëtar Demokrat ka reaguar pas sulmit terrorist në Zelandën e Re, ku mbetën të vdekur rreth 50 persona.

Përmes një komunikate, BKD thotë se ky akt tregon se terrorizmi nuk njeh asnjë religjion dhe se është e padrejtë që myslimanizmi etiketohet si fe terroriste.

“Balli Kombëtar Demokrat, dënon ashpër sulmin terrorist në Zelandën e Re, ku deri tani mësohet se janë të vrarë 50 persona. Ky akt tregon se terrorizmi nuk njeh asnjë religjion dhe se është e padrejtë që myslimanizmi etiketohet si fe terroriste. Madje, ky rast në Zelandë të Re, është kryer nga një terrorist që adhuronte kriminelët serb, e ndoshta edhe ka pasur lidhje me serbët. Shpresojmë që kjo ngjarje të jetë e fundit në të gjithë botën”, thuhet në komunikatën e BKD-së, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat