Deputetët shqyrtojnë me dyer të mbyllura largimin nga puna të një mësimdhënëseje

Aktuale

Deputetët shqyrtojnë me dyer të mbyllura largimin nga puna të një mësimdhënëseje

Më: 15 mars 2019 Në ora: 10:40
Deputetët shqyrtojnë me dyer të mbyllura largimin nga puna të një mësimdhënëseje

Në Komisionin për te Drejtat e Njeriu ende nuk ka arritur peticioni për Bashkim të Mitrovicës i cili javë më parë i është dorëzuar edhe kryeministrit Ramush Haradinaj, presidentit Hashim Thaçi dhe Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kryetarja e komisionit Duda Balje tha se peticioni për Mitrovicën ende nuk ka arritur në këtë komision. Ajo kërkoi që vet kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ta dorëzojë  në këtë komision peticionin për bashkim të Mitrovicës.

Në anën tjetër në rend ditë ishte shqyrtimi i peticionit së mësimdhënëses, Hazbije Sylejmani që është larguar nga puna.

E njëjta kërkoi që takimi të mbahet i mbyllur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat