Abdullahu: Pse po e kërcënon Kosovën Vuçiqi?

Aktuale

Abdullahu: Pse po e kërcënon Kosovën Vuçiqi?

Nga: G.Ba Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:05
Faton Abdullahu

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Abdullahu, ka reaguar lidhur me kërcënimet e Vuçiq ndaj Kosovës, duke thënë se këtë e bën që të krijojë bindje tek perëndimorët, se nuk ka paqe në Ballkan pa fituar edhe Serbia diçka, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se sipas Vuçiqit është se çmimin për paqen në Ballkan duhet ta paguajë Kosova me tokë.

Postimi i tij i plotë:

Pse po e kërcënon Kosovën Vuçiqi ?

Arsyeja kryesore është se Vuçiq don të krijojnë bindjen, sidomos te perëndimorët se nuk ka paqe në Ballkan pa fituar edhe Serbia diçka. ‘Nuk mund të fitoj çdo gë Kosova kurse ne t'i humbim të gjitha’ - përsërit shpesh Vuçiq. Kjo diçka që duhet humbur Kosova në të mirë të Serbisë është toka e saj. Pra sipas Vuçiqit paqja në Ballkan ka çmim, këtë duhet ta paguaj Kosova me tokë. Në anën tjetër perëndimorëve, sidomos NATO-s mbajtja e paqes në Ballkan konkretisht ndërmjet Kosovës e Serbisë i kushton me milona euro. Sa më shumë kërcënon Serbia aq më shumë shtohen shpenzimet për këtë paqe. Pra Serbia ka ofertën si të dilet nga kjo gjendje – një pjesë e tokës së Kosovës duhet t’i ti jepet Serbisë. Kosova, konkretisht koalicioni PAN nuk ka përgjigje unike për këtë paqe. Koalicioni PAN dhe Presidenti nuk janë unik në këtë çështje, janë shumë të përçarë. Ata kanë frikë nga dialogu prandaj nuk hiqet tarifa. Për më keq raportet tona me SHBA-t po ftohen dita ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat