MPJ tregon a ka shiptarë të vdekur në sulmin terrorist në Zelandë - Bota Sot
MPJ tregon a ka shiptarë të vdekur në sulmin terrorist në Zelandë

Aktuale

MPJ tregon a ka shiptarë të vdekur në sulmin terrorist në Zelandë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:52
Pamje nga Zelanda

Në numrin prej rreth 50 të vrarëve në sulmin në Zelandën e Re, ende nuk dihet nëse ka ndonjë kosovarë në mesin e tyre.

Megjithatë, në një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë bërë të ditur se janë në kontakte të vazhdueshme me ambasadën atje, mirëpo, deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim.

“Nuk ka ndonjë konfirmim për ndonjë qytetar të Kosovës që ka vdekur megjithëse ne jemi në kontakte të vazhdueshme”, kanë bërë të ditur nga MPJ.

Deri më tani nga sulmi terrorist që ka ndodhur në Zelandën e Re numri i të vdekurve ka arritur në 49.

41 prej tyre u vranë në xhaminë e Deans Avenue, derisa tetë të tjerët në një xhami tjetër

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...