Veseli: Akti terrorist në Zelandën e Re duhet ta bashkojë gjithë botën kundër terrorizmit - Bota Sot
Veseli: Akti terrorist në Zelandën e Re duhet ta bashkojë gjithë botën kundër terrorizmit

Aktuale

Veseli: Akti terrorist në Zelandën e Re duhet ta bashkojë gjithë botën kundër terrorizmit

Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka dënuar ashpër sulmin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vranë dhjetëra persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Veseli ka thënë se ky akt terrorist i tmerrshëm, goditi jo vetëm Zelandën e Re, por gjithë botën e lirë e demokratike.

 “Kjo ngjarje e dhimbshme na bënë që të jemi më të bashkuar dhe më të vendosur në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Sulmi në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vranë dhjetëra persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, është një akt terrorist i tmerrshëm, që goditi jo vetëm këtë vend, por gjithë botën e lirë e demokratike. Në këto momente të vështira, jemi pranë shtetit të Zelandës së Re dhe familjeve të viktimave. Kjo ngjarje e dhimbshme na bënë që të jemi më të bashkuar dhe më të vendosur në luftën kundër terrorizmit. Republika e Kosovës do të vazhdojë të japë kontributin e saj maksimal e të qëndrojë e vendosur përkrah SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë strategjikë në kuadër të koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit dhe nderon sakrificat e partnerëve që janë në vijën e parë të frontit në këtë luftë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...