Haradinaj: Rritja e pagës minimale, veprim i domosdoshëm

Aktuale

Haradinaj: Rritja e pagës minimale, veprim i domosdoshëm

Më: 15 mars 2019 Në ora: 12:32
Ramush Haradinaj

Rritja e pagës minimale në vend është një nga veprimet e domosdoshme që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili njofton se ka kërkuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica që menjëherë të riaktivizoj Këshillin Ekonomik Social, në mënyrë që të filloj diskutimi për pagën minimale në vend.

“Unë si Kryeministër dhe Qeveria e vendit, përkrahim fuqishëm rekomandimin e Këshillit Ekonomik Social, për rritjen pagës minimale, e cila nuk ka pësuar rritje që nga viti 2011”, shkruan Haradinaj në Facebook.

“Andaj, është shumë me rëndësi që edhe kjo pjesë e shoqërisë të përfitoj nga rritja ekonomike e vendit që ka ndodhur nga ky vit dhe ashtu siç kemi vendos rregull edhe në sektorin publik, përmes miratimit të Ligjit për Pagat”, thekson Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat