“BE e përkushtuar për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë"

Aktuale

“BE e përkushtuar për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë"

Nga: F.B. Më: 15 mars 2019 Në ora: 13:23
Sem Fabrici

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrici ka deklaruar sot se “BE është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se është e domosdoshme heqja e taksave në mallrat serbe, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

"Vendosja e taksës ishte hap i njëanshëm dhe ai duhet të suspendohet në mënyrë që të vazhdoj dialogu", tha Fabrici.

Ai ka shtuar se BE ka marr mandatin nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së që të udhëheq me dialogun dhe forma e dialogut nuk ndryshon.

Fabrici është pyetur të komentoj raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbi Dejvid Mekalister se në bisedime duhet të kyçen Rusia dhe Amerika.

Sipas tij ajo deklaratë është ndërlidhur me ndihmën që të gjitha vendet anëtare të OKB-së duhet të bëjnë në ndërmjetësimin në dialog.

"Edhe përfaqësuesja e lartë e BE Frederika Mogerini ka ftuar në Nju Jork të gjitha vendet anëtare si Francën, Kinën, Rusinë që të ndihmojnë në arritjen e marrëveshje gjithëpërfshirëse obliguese", ka thënë Fabrici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat