Ankohet përsëri Daçiq: Disa vende i thonë Haradinajt “mos edhe pak”

Aktuale

Ankohet përsëri Daçiq: Disa vende i thonë Haradinajt “mos edhe pak”

Nga: F.B. Më: 15 mars 2019 Në ora: 15:15
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë Ivica Daçiq ka theksuar sot se “në bashkësinë ndërkombëtare nuk kanë dëshirë të gjithë që të vazhdoj dialogu Beograd – Prishtinë dhe të gjendet zgjidhja për Kosovën”, duke shtuar se disa vende bëjnë lojë të dyfishtë, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Ai me këtë është përgjigjur në pyetjen si është e mundur që ShBA dhe as BE me fuqitë e mëdha nuk po arrijnë të bindin Prishtinën që të heq taksën ndaj mallrave serbe.

"Unë besoj se është kështu (loja e dyfishtë), më herët pata dyshuar s bëhet fjalë për lojë të tillë, ndërsa tash duhet të vërtetojmë kush bënë lojë të dyfishtë dhe cili është qëllimi", ka thënë Daçiq.

Nuk janë të gjithë të interesuar të hiqen taksat dhe të vazhdoj dialogu tha ai. "Kemi shumë shtresim të problemeve të ndryshme gjeostrategjike, nuk është më në pyetje implikimi vetëm lindje e perëndim, por edhe vetë interesat brenda  perëndimit", tha shefi i diplomacisë serbe.

Sipas tij disa vende e trimërojnë Haradinajn që Prishtina mos të heq taksën me qëllim mos të vazhdoj dialogu.

"Disa vende thonë - mos edhe pak", tha Daçiq duke shtuar se ato i thonë Prishtinës mos hiq taksën deri pas zgjedhjeve në BE.

Është e qartë se Gjermania dhe Britania nga shkaqe të ndryshme nuk janë entuziaste në gjetjen e shpejtë të zgjidhjes.

Njëra palë është kundër thotë Daçiq, për shkak zgjedhjeve, ndërsa tjetra se në krye të BE vijnë njerëz të rinj, të tretët janë kundër caktimit të kufijve dhe angazhohen që Kosova të mos ndryshoj kufijtë.

"Ne jemi mbështetësit më të mëdhenj të mos ndryshimit të kufirit të Kosovës, por atë parim e kanë shkel , ndërsa tash janë kujtuar të mos ndryshohet kufiri. Kjo ishte kur (Sadam) Husein mori Kuvajtin, tash thonë nuk ka më ndryshim  të kufijve", tha Daçiq.

Ai shtoi se është pyetje logjike si mund të qëndroj taksa dhe pse presioni ndërkombëtar nuk jepe efekt, kjo është sepse nuk ka masa precize kundër Prishtinës, për atë shkak edhe nuk do hiqen taksat.

“Për ne më e rëndësishme është që përmes dialogut të gjendet zgjidhja dhe jo zgjidhje e njëanshme", porositi Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat