Daçiq kërcënon Kosovën të mos luaj me zjarr: Nëse KFOR-i dështon, Serbia e gatshme t’i mbrojë serbët - Bota Sot
Daçiq kërcënon Kosovën të mos luaj me zjarr: Nëse KFOR-i dështon, Serbia e gatshme t’i mbrojë serbët

Aktuale

Daçiq kërcënon Kosovën të mos luaj me zjarr: Nëse KFOR-i dështon, Serbia e gatshme t’i mbrojë serbët

Nga: F.B. Më: 15 mars 2019 Në ora: 15:29
KFOR

Pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Granadës, Piter Dejvid, ministri serb i Punëve tëJ Ivica Daçiq ka theksuar se “Serbia do të mbroj serbët në Kosovë, nëse vjen te sulmi i armatosur ndaj tyre dhe atë askush nuk mund të ja ndaloj”, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

"Nëse KFOR-i nuk garanton siguri të serbëve, gjë që e ka obligim dhe nëse vjen tek sulmi armatosur në serbë (në Kosovë), Serbia do të mbroj serbët. Këtë nuk mundet askush të na ndaloj, sepse atëherë rezoluta 1244 më nuk është në fuqi", ka thënë Daçiq para gazetarëve.

Daçiq ka theksuar se ky nuk është kërcënim veç tërheqje e vërejtjes pushtetit në Kosovë të mos luajnë me zjarr.

"Nuk është kërcënim, nëse Serbia thotë ‘nëse sulmoni serbët ne do mbrojmë serbët’” tha ai.

Ai shprehet se në pozicionin më të fortë të Serbisë ndaj Kosovës më së shumti i kontribuojnë veprimet e politikanëve të Prishtinës të cilët si vlerësoi ai po punojnë në dëm të vetvetes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...