Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj sulmit që ka ndodhur në Zelandën e Re - Bota Sot
Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj sulmit që ka ndodhur në Zelandën e Re

Aktuale

Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj sulmit që ka ndodhur në Zelandën e Re

Nga: Z.B Më: 15 mars 2019 Në ora: 16:54
Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj sulmit të sotëm që ka ndodhur në Zelandën e Re, përcjell “Bota sot”

Ahmeti nepërmjet një postimi në facebook ka shkruajtur se

“Vrasja e njerëzve të pafajshëm në xhami vetëm për shkak të besimit të tyre është turpi i njërëzimit. Nuk ka fjalë për të shpjeguar marrëzinë e çmendurinë e akteve të tilla”.

Ahmeti ka shtuar:“Gjuha e urrejtjës dhe paragjykimet kudo në botë janë inspirim për njerëz të çmendur. Kjo edhe njëherë tregon se terorrizmi nuk ka fytyrë, kombësi apo fe specifike. Nuk ka përkatësi përveç çmendurisë e urrejtjes”

Ndër të tjera numri një i PSD ka theksuar: “Edhe pse larg nga ne në distancë, kjo tragjedi duket shumë afër. Shpresojmë të mos përsëriten tragjedi të tilla, por para se të shpresojmë le të mundohemi çdo ditë për të luftuar urrejtjen e paragjykimet”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...