Këtë deklaratë të Milaim Zekës nuk do të dëshironin ta dëgjonin kurrë Haradinaj dhe Limaj - Bota Sot
Këtë deklaratë të Milaim Zekës nuk do të dëshironin ta dëgjonin kurrë Haradinaj dhe Limaj

Aktuale

Këtë deklaratë të Milaim Zekës nuk do të dëshironin ta dëgjonin kurrë Haradinaj dhe Limaj

Nga: N.H Më: 15 mars 2019 Në ora: 17:31
Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Milaim Zeka

Milaim Zeka ditë më parë është deklaruar rreth keqqeverisjes që po bëhet në vend. Ky deklarim që po qarkullon së fundi në rrjetet  e që flet për punësimet partiake nëpër institucione është bërë tashmë shumë virale, shkruan gazeta “Bota sot”.

Zeka ndër tjerash këtu flet se si partia e tij ka rehatuar familjarë dhe militantë të saj.

“Ky është konfrontimi i parë që kam bërë me krerët e Nismës. Nuk kanë ata cka me thënë dhe as me komentuar. Veç ju kam treguar kënd e kanë rehatuar në punë. Duke filluar nga Jakup Krasniqi e krejt me rend të poshtë”, ka deklaruar ndër tjerash Milaim Zeka.

Ndryshe, zhvillimet e fundit në Telekomin e Kosovës që është bërë dera e parë për këto punësime, ndërlidhen me deklaratat e Zekës.

28-vjeçari Genc Nitaj, djali i deputetit Muharrem Nitaj, mori kontratën më 28 gusht të vitit të kaluar, si zyrtar i marketingut në këtë ndërmarrje.

Por, Nitaj ka mohuar të ketë përdorur autoritetin e tij për ta punësuar të birin në ndërmarrjen e cila atë kohë ishte nën menaxhimin e Gent Begollit, një ish-zyrtari të AAK-së.

Sipas tij, djali u punësua me meritë dhe ka kualifikim më të lartë sesa pozita që e mban aktualisht, e që është zyrtar i marketingut.

Edhe Donika Kadaj-Bujupi, që u kthye në AAK pasi e braktisi Vetëvendosjen, gjithashtu ka të punësuar familjarë në Telekom.

Nga 1 gushti i 2018-s, Naser Bujupi, bashkëshorti i saj, u punësua agjent i shitjes në Telekom. /BS/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...