Vuniqi: Kosova e interesuar të përfitojë nga sukseset e Bavarisë - Bota Sot
Vuniqi: Kosova e interesuar të përfitojë nga sukseset e Bavarisë

Aktuale

Vuniqi: Kosova e interesuar të përfitojë nga sukseset e Bavarisë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 17:55
Foto nga takimi

Me këtë rast, Vuniqi ka shprehur interesimin e Kosovës, që të përfitojë nga sukseset e Bavarësisë edhe në sektorin e mbrojtjes së ambientit dhe riciklimit të mbeturinave dhe e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe ndihmën e deritanishme në këtë sektor, nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale ashtu si edhe nëpërmjet projekteve të mbështetura përmes GIZ-it gjerman.

E dyta e MPJ-së në Kosovë e ka ftuar bashkëbiseduesin, që së bashku me ekipin e ekspertëve nga ky sektor, të realizojnë një vizitë në Kosovë, për të parë nga afër situatën në teren dhe të diskutojnë mbi mundësitë e projekteve konkrete.

Ndërkaq, drejtori Barth e ka siguruar zëvendësministren, Vuniqi, për mbështetjen e tyre për të ofruar ekspertizën, sidomos në sektorin e riciklimit dhe ka premtuar, që Institucionet kosovare të linjës do të ftohen në konferencat, forumet dhe panairet, që kjo ministri organizon në lidhje me këtë sektor.

Poashtu zëvendësministrja Vuniqi, është pritur në një takim ndaras edhe nga Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Bavarisë, Dr. Thomas Gruber, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...