Krasniqi: Kush donë ta katandisë vendin e kombin e tij, le të instaloi budigardë aty ku duhen njerëzit me dije - Bota Sot
Krasniqi: Kush donë ta katandisë vendin e kombin e tij, le të instaloi budigardë aty ku duhen njerëzit me dije

Aktuale

Krasniqi: Kush donë ta katandisë vendin e kombin e tij, le të instaloi budigardë aty ku duhen njerëzit me dije

Nga: Z.B Më: 15 mars 2019 Në ora: 21:00
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe ish – kryeparlamentari, Jakup Krasniqi ka thënë se, vetëm njerëzit të pa dinjitet e integritet, hamendësohen qoftë edhe ne një moment të vetëm për të krahasuar e barazuar të pa krahasueshmen. Vetëm qyqarët bëjnë gjëra të tilla, përcjell “Bota sot”.

Krasniqi, përmes një teksti të postuar në Facebook, ka thënë se, “Sot apo nesër dikush mund të thotë: Po, cili organ apo kush e bëri Adem Jasharin Komandant të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? Përgjigjja është: e bëri dashuria, integriteti dhe guximi i tij për t’u përballur me armikun shekullor të shqiptarëve - Serbinë! Ashtu siç bëri shekuj më parë Gjergj Kastrioti, Skënderbeu që i la të gjitha privilegjet e sulltanit të osmanllive dhe mori vendimin për t’u kthyer në Shqipëri (Arbëri), për të luftuar Perandorinë më të fuqishme të Botës pa pyetur asnjë organ, veç guximit e vendosmërisë se tij për ta bashkuar popullin e tij në luftën çlirimtare”, ka shkruar Krasniqi

Postimi i plotë:

JU BESOJ UDHËHEQËSVE TË VETËZGJEDHURË E ME INTEGRITET, POR JO TË “ZGJEDHURVE” TË PA INTEGRITET

Vetëm njerëzit të pa dinjitet e integritet, hamendësohen qoftë edhe ne një moment të vetëm për të krahasuar e barazuar të pa krahasueshmen. Vetëm qyqaret bëjnë gjëra të tilla.

Sot apo nesër dikush mund të thotë: Po, cili organ apo kush e bëri Adem Jasharin Komandant të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? Përgjigjja është: e bëri dashuria, integriteti dhe guximi i tij për t’u përballur me armikun shekullor të shqiptarëve - Serbinë! Ashtu siç bëri shekuj më parë Gjergj Kastrioti, Skënderbeu që i la të gjitha privilegjet e sulltanit të osmanllive dhe mori vendimin për t’u kthyer në Shqipëri (Arbëri), për të luftuar Perandorinë më të fuqishme të Botës pa pyetur asnjë organ, veç guximit e vendosmërisë se tij për ta bashkuar popullin e tij në luftën çlirimtare. Me ndodhi e ngjarje të tilla është e mbushur e gjithë historia jonë çlirimtare. Të gjithë brezat shqiptarë, para e pas Pavarësisë së Shqipërisë të vitit 1912, në të gjitha përpjekjet për liri, për çlirim e bashkim kombëtar janë udhëhequr nga guximi e vendosmëria e tyre për t’ju kundërvë armiqve të egër të lirisë e të mëvetësisë kombëtare. Në historinë tonë shumëshekullore, luftëtarët e mëdhenj të çështjes kombëtare kanë lindur nga integritetet e tyre dhe jo nga zgjedhjet e lira a Kuvendet kombëtare të kohës sonë.
Shembujt e përmendur më lartë, nuk janë të vetmit në historinë tonë shumëshekullore.

Kushdo që donë të bindet për ketë, le të shikon gjithë historinë e tridhjetë viteve të fundit në Shqipëri dhe Kosovë (përveç Luftës Çlirimtare, ku njerëzit i ka bashkuar guximi dhe vendosmëria për të luftuar për liri e çlirim kombëtar), dhe krejt deri me sot, në të dy shtetet shqiptare dhe do të binden se në liri çakordohemi. Shikoni zhvillimet në Shqipëri, ku përsëritën e ripërsëriten ngjarjet e ’97 e Gërdecit dhe Kosovën ku shqiptarët nuk merren vesh për asgjë, veç kur është çështja e shkatërrimeve të ndërmarrjeve publike e të pasurisë kombëtare. Por nuk dimë të zhvillojmë vendin e të krijojmë perspektivë për qytetarët.

Shkurt: dyshimin mos e drejtoni dhe as e kërkoni të Skënderbetë a të Adem Jasharët, por të ata që mashtrohen në hiqet e hiçërit që po bëhet gjithherë pas luftërave çlirimtare! Dyshoni në vetëmashtrimin e vetënënshtrimin tuaj mjeranë! Dhe nuk ka si të ndodh ndryshe derisa budigardë ngritën në të gjitha shkallët e pushtetit, deri aty sa edhe të na shkruajnë historiçka. Më qenë kaq lehtë shkruesja e historisë, britaniket ketë mjeshtri ua kishin lënë turli çapaçuli mjeranë! Prandaj, kaq poshtë kanë rënë Qyteti e Katundi ynë sot!

Kush donë ta katandisë vendin e kombin e tij, le të instaloi budigardë aty ku duhen njerëzit me dije, dinjitet e integritet, njerëz ekspertë e vizionarë!

Uroj që të kemi kthjellje e ngritje meritore në çdo segment të jetës sonë politike, arsimore e publike! Kuptohet, në të ardhmen!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...