Haziri – Veselit: Mos u fsheh në strofull të lepurit, nëse e do Amerikën jep dorëheqje - Bota Sot
Haziri – Veselit: Mos u fsheh në strofull të lepurit, nëse e do Amerikën jep dorëheqje

Aktuale

Haziri – Veselit: Mos u fsheh në strofull të lepurit, nëse e do Amerikën jep dorëheqje

Më: 15 mars 2019 Në ora: 21:47
Lutfi Haziri, Kadri Veseli

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka kritikuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin për qëndrimet e tij lidhur me taksën dhe raportet me Amerikën.

Haziri ka thënë se Veseli nuk ka pse të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në Debat plus në Tv Dukagjini, Haziri ka thënë se Veseli mund të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, meqë është partneri kryesor i koalicionit qeverisës.

“Nuk ka pse të dalë e të ankohet me lot krokodili për prishje të raporteve me Amerikën, të cilën thotë se e do më shumë se familjen e tij. S’ka pse ta bëjë atë. Mjafton të japë dorëheqje si partner kryesor i koalicionit edhe zgjidhet kjo çështje. Ai është fajtori kryesor për krejt këtë situatë”, ka thënë Haziri.

“Ai po rri në strofull të lepurit të vetë edhe po u kërkon llogari të tjerëve, përfshirë opozitës. Kjo është politikë e dyfishtë që di ta bëjë vetëm PDK’ja”, shtoi Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...