Rrustemi: Zgjedhjet na duhen për ta ndaluar falimentimin e shtetit nga brenda e nga jashtë

Aktuale

Rrustemi: Zgjedhjet na duhen për ta ndaluar falimentimin e shtetit nga brenda e nga jashtë

Nga: Z.B Më: 15 mars 2019 Në ora: 23:12
Adnan Rrustemi

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me punësimet e fundit në Postën e Kosovës përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thën se, , i janë lëshuar nga të katër anët njëra palë Postes, tjetra Termokosit, e së bashku kudo çka ka mbetur në Qeveri.

Postimi i plotë:

Fillimisht e shndërruan vendin në një plaçkë të madhe, mbjellën mendësinë e zhvatjes dhe tok ia mësynë plaçkitjes. Me pakësimin përditë të gjësë, i janë lëshuar nga të katër anët njëra palë Postes, tjetra Termokosit, e së bashku kudo çka ka mbetur në Qeveri. Ndërsa të rinjtë blejnë viza për të ikur sa më larg.

Zgjedhjet na duhen për ta ndaluar falimentimin e shtetit nga brenda e nga jashtë, për gjyqësi të pavarur që nxjerrë para drejtësisë keqpërdoruesit, e rinia gjenë arsye e mundësi për të jetuar këtu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat