Jakup Krasniqi: Enver Hoxhajt i ka mbet hatri pse nuk e morën në Bruksel

Aktuale

Jakup Krasniqi: Enver Hoxhajt i ka mbet hatri pse nuk e morën në Bruksel

Më: 15 mars 2019 Në ora: 23:31
Jakup Krasniqi dhe Enver Hoxhaj

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se nënkryetarit të PDK’së, njëherësh anëtar i Ekipit Negociator për Dialogun, Enver Hoxhajt i ka mbetur hatri pse kryesuesit e këtij Ekipi nuk e kanë marrë me vete në vizitën e fundit në Bruksel.

Krasniqi ka thënë se reagimin e Hoxhajt nuk e sheh si hatërmbetje të subjektit të tij [PDK], por të tij personalen.

“Kryesuesit e Ekipit Negociator nuk mund t’i marrin të gjithë anëtarët me vete në takime kur shkojnë në Bruksel. Herën e fundit, Limaj e Ahmeti kanë shkuar për t’i njoftuar zyrtarët e BE’së për votimin në Kuvend të Platformës për Dialogun. Ndoshta Hoxhajt i ka mbetur hatri pse nuk e kanë marrë me veti”, ka thënë Krasniqi në t7.

Ndërkohë, Enver Hoxhaj gjatë një debati televiziv mbrëmë ka thënë se reagimi i tij ka ardhur për shkak të takimit që kryesuesit e Ekipit Negociator e kanë zhvilluar me një këshilltare të Frederica Mogherinit.

Sipas tij, Ekipit Negociator nuk duhet të ulët në nivel të këshilltareve.

Me reagimin e Hoxhajt, ishte tallur edhe njëri nga kryesuesit e Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, i cili kishte thënë se nuk është faji i tij pse koalicioni PAN e ka zgjedhur Fatmir Limajn si bashkëkryesues në dialog, e jo Hoxhajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat