Peticioni për bashkimin e Mitrovicës nuk ka mbërritur në Komisionin parlamentar - Bota Sot
Peticioni për bashkimin e Mitrovicës nuk ka mbërritur në Komisionin parlamentar

Aktuale

Peticioni për bashkimin e Mitrovicës nuk ka mbërritur në Komisionin parlamentar

Më: 16 mars 2019 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Peticioni për bashkimin e Mitrovicës nuk ka mbërritur në Komisionin parlamentar

Peticioni për bashkimin e qytetit të Mitrovicës, i cili është realizuar afro një muaj më parë me iniciativën e kryetarit të Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, nuk ka arritur ende në Komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut, barazi gjinore dhe peticione.

Ky peticion ka qenë planifikuar që të shqyrtohet të premten gjatë mbledhjes së Komisionit. Kryetarja e Komisionit, Duda Balje, ka konfirmuar se ende nuk e kanë pranuar atë, shkruan KD.

“Ende është gjendja e njëjtë, nuk e kemi marrë peticionin. Me sa duket nuk është adresuar ende nga Kryesia e Kuvendit në Komision. E dimë se prej Kryesisë ka shkuar në Qeveri. Ndërsa, ne jemi duke pritur”, ka shtuar Balje.

Ajo ka kërkuar nga kryetari Bahtiri që t’ia dorëzojë peticionin drejtpërdrejt Komisionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...