Këta janë 7 pretendentët për kryetar të LDK-së

Aktuale

Këta janë 7 pretendentët për kryetar të LDK-së

Më: 16 mars 2019 Në ora: 08:32
LDK

Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Arben Gashi, Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku, janë shtatë pretendentët për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Deri tash kandidaturën e ka shpall, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili njëherit është Kryetar i Komunës së Gjilanit.

“Besoj shumë që marrëveshja politike është mjeti i vetëm që LDK ka. Jam për marrëveshje, por nëse nuk ka marrëveshje unë kandidojë”, tha Haziri.

Kryetari aktual Isa Mustafa nuk dihet nëse do të rikandidojë për të parin e partisë, por ka indikacione se pas shërimit është i gatshëm t’i hyjë garës.

Kryesia e LDK-së ka vendosur sot për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme. Gara pritet të përmbyllet në muajin maj të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat