“Kosova në Nato brenda vitit 2025”      

Aktuale

“Kosova në Nato brenda vitit 2025”      

Nga: A.M. Më: 16 mars 2019 Në ora: 13:23
Ushtria e Kosovës

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se Kosova do të jetë pjesë e Nato-s brenda vitit 2025.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Faceboo, ku veç tjerash, ka shkruar se “tash kur po finalizohet zgjerimi i NATO-s me tri shtetet në fqinjësi tonë, rruga e Kosovës drejt NATO-s pavarësisht sfidave do të përmbyllet në më pak se një dekadë”.

Postimi i plotë:

Kosova në NATO brenda vitit 2025      

 

Tash kur po finalizohet zgjerimi i NATO-s me tri shtetet në fqinjësi tonë, rruga e Kosovës drejt NATO-s pavarësisht sfidave do të përmbyllet në më pak se një dekadë.

Pra, brenda periudhës deri me 2025, Kosova do të arrijë të anëtarësohet në NATO.

Janë dy dimensione tejet të rëndësishme për t'u finalizuar kjo:

Së pari, një qasje e drejtë strategjike e komunikimit sepcifik Kosovë-NATOdhe anasjelltas,

Së dyti, një varg reformash kryesisht ligjore dhe të verifikimit të sigurisë për të forcuar besueshmërinë në funksionalitetin e sundimit të ligjit në Kosovë, sidomos në nivelet e qasjes në informacione të klasifikuara.

Jam i sigurt se kjo është e arritshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat