Alternativa jep rekomandime Qeverisë se si të veprojë me komunat e veriut

Aktuale

Alternativa jep rekomandime Qeverisë se si të veprojë me komunat e veriut

Më: 16 mars 2019 Në ora: 13:36
Alternativa jep rekomandime Qeverisë se si të veprojë me komunat e veriut

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila ka dal sot në një konferencë për media bashkë me nënkryetarin e kësaj partie Reshat Nurboja.

Kusari-Lila në këtë paraqitje ka shprehur  shqetësimin e saj lidhur me fatin e katër komunave që gjenden në veriun e vendit, kryetarët e të cilave kanë dhënë dorëheqje pas vendosjes së taksës 100 përqind nga Qeveria e Kosovës.

Sipas saj fokusimi i Qeverisë në tema tjera, për të cilën thotë se po merret me nepotizëm dhe tema tjera rrezikon rrëshqitjen e katër komunave të veriut nga administrimi i Kosovës.

Kusari Lila tha se kryeministri nëpërmjet Ministrisë së Administratës është dashur që të deklarohet dhe të ketë një vendim dhe të shpallen zgjedhjet në këto komuna nga presidenti i Kosovës.

Kusari-Lila:  Radojçiq nuk përfaqëson serbët, vetëm sa i dëmton

“Tash kemi një realitet në të cilën kryeministri i vendit deklaron publikisht se me mbajtjen e taksës parandalohet ndarja e Kosovës, përderisa kemi një realitet të krijuar i cili realisht ka filluar shumë vite më parë dhe i cili nënkupton shkëputje graduale nga kompetencat e Prishtinës të katër komunave të veriut. Me këtë rast Alternativa propozon komunikimin e menjëhershëm me popullatën e katër komunave në veri duke filluar me një grup punues formuar nga Qeveria. Nuk është Millan Radojciq përfaqësues i serbëve të Kosovës ato takimet që i ka bërë kryeministri apo edhe presidenti. Ai është frikë ndjellës i shqiptarëve dhe serbëve në veri dhe jo që ka ndihmuar por ka penguar procesin e  integrimit të tyre”, tha Kusari - Lila.

Sipas saj Qeveria në vend se të humb kohë me mekanizmat jo funksionalë për dialogun me Beogradin duhet urgjentisht të krijojë mekanizma për dialog me serbët e Kosovës.

Kusari Lila thotë se përfaqësimi i serbëve nëpërmjet Listës Serbe duket se i ka dëmtuar interesat e komunitetit serb në Kosovë.

Alternativa kërkon nga Qeveria që të fillojë procesin e dialogut dhe  të marr masa si vijon; të sqarojë sa më parë situatën e kryetarëve të dorëhequr në katër komunat e veriut dhe të marr masa për kthimin e normalitetit në këto komuna; Të krijojë planin e punës për projekte konkrete në këto komuna.

Qeveria e Kosovës sipas kryetares së Alternativës nuk guxon në këtë fazë të lejojë që realiteti i krijuar në këto komuna të definojë edhe realitetin e ri juridik, i cili mund të jetë shumë e lehtë shkëputja e katër komunave nga territori i Republikës së Kosovës.

Sipas Kusari-Lilës angazhimi për katër komunat me shumicë serbe në veri duhet të përcjellët me kërkesat e vazhdueshme karshi faktorit ndërkombëtar për ngritjen e buxhetit, ngritjen e investimeve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën  e Preshevës.

Kusari-Lila: Nëse e duam veriun duhet të veprojmë

“Ne konsiderojmë se e vetmja mënyrë për parandalim të ndarjes është një dialog me serbët e Kosovës dhe integrimin e tyre. Përderisa kemi pasur një ‘luftë’ të liderëve të shtetit nëpërmjet statuseve në Facebook apo përmes mesazheve në akademi përkujtimore kemi parë pak devotshmëri të tyre në raport me projektet konkrete për integrimin e këtyre katër komunave, projekt ky i filluar edhe nga qeveritë e mëhershme dhe asgjë deri më tani nuk ka ndryshuar në këtë qeverisje. Nëse e duam veriun ashtu siç po deklarohemi  atëherë është koha ëpr ta trajtuar si pjesë të Kosovës Presidenti kryeministri  dhe zyrtarët shetërore duhet të jenë ata qëe jo vetëm vizitojnë  veriun në përcjelle të forcave ROSU, por do të jenë në veri edhe në përurim të projekteve “, tha Kusari-Lila.

Sa i përket dialogut me Serbinë , Alternativa, sipas nënkryetarit Reshat Nurboja  sikurse të gjitha subjektet tjera politike dhe institucionet shtetërore është për dialog të Kosovës me Serbinë në kontekst të relaksimit të raporteve ndërshtetrore, por në dallim nga disa të tjerë, është kategorisht kundër hapjës së bisedimeve rreth terrësisë territoriale të Kosovës

Nurboja: Ekipi aktual nuk e përfaqëson votën dhe zërin e qytetarëve

Alternativa, është subjekti i parë që e ka potencuar domosdoshmërinë e formimit të një ekipi negociator gjithëpërfshirë, por jo si të tillë çfarë është formuar, meqenëse ekipi aktual nuk e përfaqëson në mënyrë të drejtë votën dhe zërin e qytetarëve sipas zgjedhjeve të vitit 2017. Në ekip përfaqësohen vetëm 33% të votuesve të Kosovës e jashtë këtij ekipi kanë mbetur mbi 53% të elektoratit të Kosovës”, tha Nurboja.

Sipas Nurbojës  Alternativa, ka qenë dhe mbetet pro vendosjes së taksës në produktet serbe, por me ndryshimin e rrethanave rreth kësaj takse …Alternativa kërkon që taksa të trajtohet si mekanizëm në mbrojtjen e interesave shtetërore të Kosovës dhe si e tillë edhe të përmbyllet me vazhdimin e reciprocitetit.

Alternativa, kërkon shpalljen e zgjedhjeve jo vetëm për shkak të mosfunksionimit adekuat të institucioneve më të larta shtetërore por edhe për faktin se po dëshmohet se estabilishmenti aktual institucional shtetëror nuk ka kapacitet të mjaftueshëm intelektual e profesional të ballafaqohet suksesshëm me sfidat që po i parashtrohen shtetit në ketë faze të zhvillimit dhe funksionimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat