Vuçiq thotë se në Prishtinë ka panik, zbulon kur do ta tregojnë emrin e vrasësit të Ivanoviqit

Aktuale

Vuçiq thotë se në Prishtinë ka panik, zbulon kur do ta tregojnë emrin e vrasësit të Ivanoviqit

Nga: F. B. Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:59
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq

"Ngadalë, por sigurt hetimi ynë për rastin Ivanoviq po përparon dhe shkon drejtë periudhës kur mund të themi emrin e kryesit” ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka thënë se në Prishtinë ka nervozë sepse :”Përgjigja ime për Gjilasin, Jeremiç, Rada Trajkoviq dhe Thaçin, Veselin e Haradinajn dhe tjerët se nuk mund të fshihet rasti, hetimi ynë ngadalë po përparon. Disa janë njohur me hetimin tonë dhe për këtë i ka kap paniku, sigurisht i ka njoftuar dikush me përparimin tonë."

Vuçiq ka thënë se ka disa dyshime që kërkojnë vërtetim për këtë nuk mund të thotë kur priten rezultatet sepse do nënkuptohej se kemi çdo gjë në dorë dhe po presim momentin, gjë që nuk është ashtu.

"Kemi shumë të dhëna, fatkeqësisht i kemi siguruar në mënyrë të çuditshme” ka thënë presidenti serb, duke shtuar se Prishtina nuk i beson askujt dhe prokurori i tyre ka treguar profesionalizëm për dallim nga disa që kanë dashur ta frikësojnë.

Si dihet, prokurori i rastit në Prishtinë ka deklaruar se nuk kanë fakte bindëse që do ndikonte në ngritjen e akuzës ndaj Radoiçiçit.

Ai tha se ka heshtur deri më tani, duke ju lënë hapësire tjerëve: "vetëm le të vazhdojnë, ata e dinë kush nuk e ka bërë, nëse nuk e dinë deri në fund kush ka marr pjesë. Kam qenë më i afërm me Ivanoviqin më shumë se ata që sot e mbrojnë, këtë mund ta dëshmojnë familjarët”.

"Kam përjetuar akuza të tilla edhe nga politikanët në Serbi, kur indirekt akuzonin pastaj thoshin se nuk mund të ngritin akuzë, por qartë i thonë popullit se Vuçiq qëndron prapa. Marre ju qoftë” tha ai, duke nënvizuar se secilin n vrasës do e dërgonte prapa grilave, ndërkohë që ai është i gatshëm del para secilit organ hetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat