Sveçla: S’është rastësi që Lluka dikur punonte te Devollët, që me Z-Mobile e rrjepën Telekomin

Aktuale

Sveçla: S’është rastësi që Lluka dikur punonte te Devollët, që me Z-Mobile e rrjepën Telekomin

Nga: A.ZH Më: 16 mars 2019 Në ora: 20:46
Ministri Valdrin Lluka

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla, i ka reaguar Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, i cili ka thënë se Telekomin e Kosovës, e shpëton vetëm privatizimi.

Sveçla, derisa ka përmendur punësimet private të qeveritarëve në Telekom, ka thënë se privatizimit të brendshëm, duan t'ia bashkangjesin privatizimin nga jashtë, përcjell Bota sot.

Ai ka deklaruar që Ministri Llukaj dikur punonte te Devollët, që sipas tij, “me Z-Mobile e rrjepën Telekomin”.

Reagimi i deputetit:

Ministri i Zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka ka deklaruar që Telekomin e shpëton vetëm privatizimi! Për çdo ditë po mësojmë për punësimet private të qeveritarëve dhe deputetëve të koalicionit qeverisës në Telekom. Privatizimit nga brenda që na ka sjellur këtu, duan t'ia bashkangjesin privatizimin nga jashtë. Punësohen për vete dhe duan ta blejnë për vete. Nuk është e rastësishme që Ministri Llukaj dikur punonte te Devollët, që me Z-Mobile e rrjepën Telekomin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat