Eksperti i trafikut rrugor: Pse po na vdesin të rinjtë në aksidente në rrugë?

Aktuale

Eksperti i trafikut rrugor: Pse po na vdesin të rinjtë në aksidente në rrugë?

Më: 16 mars 2019 Në ora: 21:16
Pamje nga aksidenti në Duhël

“Deri kur kështu?!” ka filluar komentin e tij eksperti i trafikut rrugor, Muhamed Krasniqi, pas shtimit te numrit te aksidenteve me fatalitet në vend.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

“Sot katër qytetarë të Republikës në dy aksidente të ndara trafiku kanë humbur jetën, ndërsa disa qytetarë tjerë të përfshirë në këto aksidente janë lënduar. Ngushëllime familjareve. E dhembshme. Përderisa qytetari (i ndjerë) në aksidentin në Vitomiricë ishte i moshës 63 vjeçare, në aksidentin tjetër në Duhël tre të rinj (të ndjerë) ishin të moshave 20, 21 dhe 23 vjeçar. Sipas informatave të para të Policisë, automjeti ku ishin duke lëvizur tre të rinjtë ka tejkaluar (në vij të plot) një mjet tjetër i cili po ashtu ishte në lëvizje por në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe kushtet e rrugës.

Duke u lutur për të lënduarit që të marrin veten sa më shpejtë do të ju bëja thirrje institucioneve (Policisë dhe gjyqësisë) që të hetojnë dhe analizojnë deri në detajet më të vogla aksidentet e trafikut në Kosovë. Sipas informatave zyrtare aksidentet në Kosovë po shkaktohen kryesisht nga moshat e reja. A thua pse? Është koha e fundit që qytetarët e vendit të dinë pse po shkaktojnë ata aksidente trafiku, rrjedhimisht pse po na vdesin të rinjtë në rrugë” përfundon Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat