Daçiq: Disa vende nuk duan përfundimin e shpejtë të dialogut me Prishtinën

Aktuale

Daçiq: Disa vende nuk duan përfundimin e shpejtë të dialogut me Prishtinën

Nga: F. B. Më: 17 mars 2019 Në ora: 09:39
Ivica Daçiq

Në konstatimin se asgjë nuk ka deri në fund të vitit, Ivica Daçiq ministër i jashtëm i Serbisë ka thënë se: "Kjo bie në fushën e politikës shkencore-fantastike". Nuk kemi pasur bisedime me bashkësinë ndërkombëtare se çka dëshiron Serbia përfundimisht në bisedimet me Prishtinën” ka thënë ai, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

“Nuk ka ardhur deri tek ajo temë. Sa herë që është hapur mundësia për kompromis, çdo herë ka ndodhur ndonjë incident. Nuk janë këto vetëm dyshime, ka edhe fakte nga disa vende evropiane që nuk duanë të përfundoj shpejtë” ka thënë Daçiq.

Sipas tij Britania dhe Gjermania janë kundër ndarjes, ndërsa Britania arsyetohet se nuk mbështesin Haradinajn dhe se janë kundër taksës.

“ Keni pozicionin gjerman, ku ata thonë se nuk janë për heqjen e taksës dhe të nisin bisedimet para zgjedhjeve evropiane. Pse ndokush nga ShBA të marr çmimin Nobel kur mundet dikush nga Berlini? Po flas simbolikisht. Këtu po zhvillohet luftë gjeopolitike, por jo me Moskën por ndërmjet partnerëve perëndimor. Fjala është për politikën shumë shtresore gjeografike që ndërthuret rreth nesh”, ka thënë Daçiq.

Në konstatimin se asgjë nuk mund të ketë deri në fund të vitit, Daçiq ka thënë se :"Kjo bie në fushën e politikës shkencore-fantastike".

Sipas tij taksat duhet të hiqen, që të vazhdohet dialogu, ndërsa fakti se ata miratuan platformën ne na sjell në një pozitë te re politike, se ata nuk duan kompromis.

Sipas ministrit Daçiq: Ne nuk na intereson platforma e Prishtinës. “Atë ata vetës ia kanë vendos si qëllim dhe nuk ka lidhje me dialogun. Nuk mund të kujtohesh për platformë midis procesit të bisedimeve të Brukselit kur veç ka disa marrëveshje”, ka thënë ai.

Kemi dy pozicione diametralisht kundër – njëra anë Kosova autonomi në kuadër të Serbisë, e dyta Kosova shtet i pavarur me kufijtë që vetës ia kanë paraqitur si ndër shtetërore, këto në fakt janë kufijtë mes Krahinës dhe Serbisë qendrore.

“Vështirë të ketë kompromis në bazë të këtyre pozicioneve. Për këtë amerikanë kanë lëvizur nga pozicioni i tyre? Sepse e kanë kuptuar se Serbia kurrë nuk pranon pavarësinë e Kosovës me atë akt të njëanshëm, pa kompromis. Po çka është kompromisi? Kurrë ata nuk kanë thënë kjo është zgjidhja më e mirë. Ata edhe vetë thonë eja të shohim propozimet” – ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat