Kryeministri Haradinaj i dërgon urime kryeministrit irlandez për “Ditën e Shën Patrikut” - Bota Sot
Kryeministri Haradinaj i dërgon urime kryeministrit irlandez për “Ditën e Shën Patrikut”

Aktuale

Kryeministri Haradinaj i dërgon urime kryeministrit irlandez për “Ditën e Shën Patrikut”

Më: 17 mars 2019 Në ora: 12:41
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Twitter ka uruar kryeministrin e  Irlandës, Leo Varadkar për ditën e “Shën Patrikut”. 

Ai ka thënë se sot duhet kujtuar kontributi i Irlandës në politikën globale, mbajtjen e paqës, biznesit dhe kulturës.  

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të kryeministrit Haradinaj: 

“I dërgoi përshëndetje nga Kosova për ditën e ‘Shën Patrikut’, Leo Varadkar. Sot na përkujtohet kontributi i Irlandës në politikën globale, ruajtjen e paqes , të biznesit dhe kulturës. Inkurajuese për të parë se si një shtet i vogël  i ri mund të bëjë një ndikim të rëndësishëm në skenën botërore” kishte thënë kryeministri. 

Në Irlandë sot festohet “Dita e Shën Patrikut”, që shënon vdekjen e shenjtorit. Shën Patriku është shenjtori më i  shquar në Irlandë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...