Kush tjetër pos Lutfi Hazirit do t’i hyjë garës për kryetar të LDK’së? Ja emrat

Aktuale

Kush tjetër pos Lutfi Hazirit do t’i hyjë garës për kryetar të LDK’së? Ja emrat

Më: 17 mars 2019 Në ora: 15:24
Kush tjetër pos Lutfi Hazirit do t’i hyjë garës për kryetar të LDK’së?

Deri më tash vetëm Lutfi Haziri e ka shpallur kandidaturën për Kryetar të LDK’së. Burime kanë thënë se edhe Agim Veliu, Arban Abrashi, Kujtim Shala, Gazmend Muhaxheri, Vjosa Osmani, Avdullah Hoti e Imri Ahmeti po e shqyrtojnë mundësnë t’i hyjnë garës. Isa Mustafa ka paralajëmruar se shpejt do të tregojë nëse do t’i hyjë garës për mandatin e tretë në krye të Partisë.

Lutfi Haziri po kërkon marrëveshje brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetarin e ri. Ka vendosur të ofrohet si udhëheqës i ri i Partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

Në një tubim partiak në Gjilan, Haziri ka dhënë shenjat e para se ka nisur t’i bashkojë krahët e LDK’së. E ka falënderuar Isa Mustafën e Fatmir Sejdiun. E ka përmendur edhe Nexhat Dacin e Kolë Berishën.

“Koha për ndryshime po vjen”, ka thënë Haziri.

Por çfarë ndryshimi po e pret LDK’në? 

Kryetari në lagim, Isa Mustafa, ende s’ka treguar nëse do t’i hyjë edhe garës për mandatin e tretë në krye të LDK’së.

Pavarësisht se përballet me gjendje jo të mirë shëndetësore, Mustafa asnjëherë s’i ka shuar ambiciet për garuar edhe një herë.

Burime brenda LDK’së kanë treguar se pos Lutfi Hazirit në garë për Kryetar pritet të hyjnë edhe një numër jo i vogël i zyrtarëve. Në mesin e tyre janë edhe: Agim Veliu, i cili vazhdon historikisht të jetë i dyti në LDK; Kujtim Shala, njëri prej njerëzve që i ka qëndruar afër Isa Mustafës, Sabri Hamitit e Fatmir Sejdiut; Vjosa Osmani, e cila dikur ishte këshilltare e Fatmir Sedjiut; Gazmend Muhaxheri, Kryetar i Pejës dhe ish themelues i ORA’s. Në garë mund të hyjë edhe Avdullah Hoti, i cili ka shënuar dështimin e parë si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e fundit nacionale.

“Në garë mund të jetë edhe Imri Ahmeti, i cili po fiton Lipjanin me lehtësi. Edhe Arban Abrashi mund t’i hyjë garës për Kryetar”, ka thënë një zyrtar i LDK”së.

Lutfi Haziri e ka të qartë se këto zgjedhje LDK’ja duhet të ketë kujdes që mos të eliminohen njerëzit.

“Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për t’i larguar të tjerët, për për t’iu ofruar atyre, ku njerëzit nuk eliminojnë…”, ka shtuar ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës tradicionalisht i ka përdorë Kuvendet Zgjedhore për t’i eliminuar të pakënaqurit. Kështu kishte ndodhur në Kuvendin e Karrigeve, kur Nexhat Daci bashkë më një numër të madh të zyrtarëve të LDK’së kishin themeluar Lidhjen Demokratike të Dardanisë, një parti e shuar më vonë.

Edhe kur Isa Mustafa kishte fituar zgjedhjet, një pjesë e zyrtarëve të afërt të Fatmir Sejdiut ishin eliminuar, duke përfshirë Ramë Manajn, Naim Jerliun etj.

Lidhja Demokratike e Kosovës ishte themeluar në fillim të viteve 90’ta si parti e parë demokratike e pozicionuar kundër Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë.

Ibrahim Rugova kishte udhëhequr sa ishte gjallë LDK’në. Pastaj, Fatmir Sejdiun. Ndërsa, në dy mandatet e fundit LDK udhëhiqet prej Isa Mustafës, i cili ka mbajtur funksione të rëndësishme edhe në pushtetin jugosllav, në Qeverinë e Bujar Bukoshit dhe pasluftës duke udhëhequr Komunën e Prishtinës për dy mandate./Express

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat