Eksperti i sigurisë i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Ja informacionet e sakta për serbët në Kosovë

Aktuale

Eksperti i sigurisë i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Ja informacionet e sakta për serbët në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 17 mars 2019 Në ora: 20:23
Aleksandër Vuçiq

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi përmes një shkrimi në Facebook, i ka reaguar presidentit serb Aleksander Vuçiq për serbët e Kosovës.

Kajtazi thotë se ka informacione të sakta se serbët e Kosovës nuk kanë lëvizur vendi për t’u tubuar dhe nisur për në Beograd, për ta mbrojtur atë nga protestuesit.

Vuçiqi sot tha se serbët e Kosovës janë nisur drejt Beogradit për ta mbrujtur atë nga protestuesit të cilin po kërkojnë largimin e tij nga Qeveria.

“I bëj me dije Vuçiqit se unë posedoj informacione të sakta se qytetarët serb të Kosovës nuk kanë lëvizur vendi per t'u tubuar dhe nisur për në Beograd për ta mbrojtur atë nga protestuesit. Qytetarët serb, të Republikës së Kosovës, janë duke u marrur me hallet e tyre që ju kanë shkaktuar pushtetet serbe nga viti 1987 e deri me sot”, shkruan Kajtazi transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat