Ramush Haradinaj edhe me një përgjigje ndaj Serbisë: Pas paralajmërimit për ndërhyrje ushtarake në Veri të Kosovës

Aktuale

Ramush Haradinaj edhe me një përgjigje ndaj Serbisë: Pas paralajmërimit për ndërhyrje ushtarake në Veri të Kosovës

Më: 18 mars 2019 Në ora: 00:07
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk i ka marrë seriozisht kërcënimet që vijnë nga ana e Serbisë për hyrje ushtarake në veri të Kosovës. Deklaratat e tilla i pari i ekzekutivit të Kosovës i quan primitive.

“Mendoj se janë primitive këto deklaratat e Vuçiqit ose kujtdo prej zyrtarëve serbë. Më se miri kish qenë besoj për Serbinë me ndalë blerjen e armëve në Moskë. Mos me harxhu pare për armë”, tha Haradinaj.

“Nëse e merrni sistemin raketor që e kanë ble ata në Moskë ai sistem nuk iu vyn sepse ata do të godasin vetëm vende të NATO’s. Nuk e di ku e shfrytëzojnë ata një arsenal të tillë’, shtoi ai.

“Është primitivizëm. Më mirë është Vuçiq dhe udhëheqësit e Serbisë me e ftu popullin e vetë drejt BE’së dhe pranimit të njohjes së Kosovë në kufijtë ekzistues. Këto deklarata nuk ndryshojnë asgjë në gjendjen reale në terren’, shpjegoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat