Ndihmës sekretarja e SHBA-ve sot vjen në Kosovë

Aktuale

Ndihmës sekretarja e SHBA-ve sot vjen në Kosovë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 07:43
Kirsten D. Madison

Ndihmës sekretarja e shtetit e SHBA-ve për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit, Kirsten D. Madison, do të vizitojë sot Kosovën.

Madison do të bëjë dorëzimin e një donacioni për Agjencinë Kosovare të Forenzikës.

Ndryshe vizita e saj u paralajmërua ditë më parë, ku ndër të tjerash u bë e ditur se Madison do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, zyrtarë të Policisë së Kosovës, të Ministrisë së Drejtësisë, të Shërbimit Korrektues dhe anëtarë të shoqërisë civile, në mënyrë që të nxisin reformën në drejtësi dhe në zbatimin e ligjit në Kosovë.

Në Kosovë gjatë ditëve të kaluara për vizitë ishin edhe zyrtarë të tjerë amerikanë, por që temë diskutimi e vizitës së tyre ishte aktualiteti politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat