Matoshi: Në kabinetin tim punojnë dhjetë veta, jo 20 – për dreka/darka dhe telefon paguaj vet

Aktuale

Matoshi: Në kabinetin tim punojnë dhjetë veta, jo 20 – për dreka/darka dhe telefon paguaj vet

Më: 18 mars 2019 Në ora: 08:16
Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi

Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka thënë se habitet nga të gjeturat e Grupit për Studime Juridike dhe Politike rreth numri të punësuarve në kabinetin e tij.

“Pjesë e kabinetit tim janë dhjetë persona, jo 20. Pjesa tjetër është zëvendësministra dhe të tjerë që nuk varen nga unë”, ka thënë Matoshi.

“Përshtypje më ka bërë se në këtë studim thuhet se ministria që drejtojë ka shpenzuar mbi 255 mijë euro. Nuk arrij ta kuptoj se si ka ardhur të nxirret kjo shifër. Nuk është mirë që të publikohen raporte të tilla pa nxjerrë ndonjë analizë”.

“Unë kam thënë edhe më herët që të gjitha shpenzimet e kabinetit time janë publike dhe mund t’i shohë secili. Unë nuk shpenzojë për dreka dhe darka me mjetet e Ministrisë. Edhe për telefonin paguajë vet”.

Matoshi ka thënë se ka kabinete tjera qeveritare me numër më të vogël të të punësuarve dhe që shpenzojnë më shumë se dikasteri që ai drejton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat