Ish-bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit: O Nasim Haradinaj, mos ju dil në krahë mashtrueseve!

Aktuale

Ish-bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit: O Nasim Haradinaj, mos ju dil në krahë mashtrueseve!

Nga: N.Sh Më: 18 mars 2019 Në ora: 08:55
Nasim Haradinaj

Ish-bashkëluftëtari i komandantit Zahir Pajaziti, Avni Ajeti i ka bërë thirrje Nasim Haradinaj që mos të ju del në krahë të mashtruesve dhe përfitueseve të luftës.

Ajeti përmes një shkrimi në Facebook, i drejtohet Haradinaj duke e pyetur se a po e sheh se çka po i bëjnë vlerave të luftës?

Ai thotë se Serbia nuk ka mundur ta thyej UÇK-në, e po e thyejnë përfaqësuesit e luftës.

Lexojeni shkrimin e plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

O Nasim Haradinaj , o nuk je ne oda te burrave , me dhanë deklarata po pse po ju del krah mashtruesve , perfituesve po a po e sheh qa po i bajmë na vetë vlerave te lufëtes , po Srbia ka mar ofanziva të rrepta e s ka mund të na thyjë e po na thyeni ju qē po perfaqsoni , ma more burrë se nuk gjen perkrahje per njerzē qe e vjedhin vendin e vet po pse po ja ban argat atyre .

po edhe nese ky shtet nihet i kercnuar nga deklarat e tua pa arsye e pa vendë edhe ti mos pritë gjuaju e prish me gjykata e qa te delë per para veq nje die se lufëtarët e vërtet nuk jan të keti pajtimi e nuk ju dalin ne krah hajnave e përfituesve e zhvatësve te keti vendi .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat