Albin Kurti me statistika tregon vdekshmërinë e foshnjave në Kosovë

Aktuale

Albin Kurti me statistika tregon vdekshmërinë e foshnjave në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 18 mars 2019 Në ora: 10:12
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një shkrimi në Facebook, thotë vdekshmëria e foshnjave në Kosovë është katërfish me e lartë sesa mesatarja në BE.

Ai thotë se, çdo i nënti fëmijë në Kosovë punon, kurse çdo e teta grua ka një vend të punës.

“Kosova i ka 34 ligje për mbrojtje sociale por pak zbatohen. Shteti ynë nuk vuan nga ligjet e këqija sa nga pushteti i keq dhe institucionet e dobëta”, shkruan Kurti, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai thekson se, zgjedhjet e reja janë shumë të nevojshme në Kosovë.

Lexojeni shkrimi e plotë:

Çdo i treti banor i Kosovës ka qasje të vështirë në kujdesin shëndetësor, kurse çdo i pesti nuk kërkon shërbime edhe në rast të sëmundjes, për shkaqe ekonomike. Vdekshmëria e foshnjeve në Kosovë është katërfish më e lartë sesa mesatarja në Bashkimin Evropian. Çdo i nënti fëmijë në Kosovë punon, ndërkaq vetëm çdo e teta grua ka një vend pune. Kosova i ka 34 ligje për mbrojtje sociale por pak zbatohen. Shteti ynë nuk vuan nga ligjet e këqija sa nga pushteti i keq dhe institucionet e dobëta. Investimet në ekonomi zhvillimore kanë rënë, gjersa korrupsioni nëpër ndërmarrje publike është rritur. Institucionet e shtetit janë përgjigja për nevojat e shoqërisë dhe të drejtat e qytetarëve, e jo shans për interesat private dhe partiake. Ndryshimi tashmë nuk është zgjedhje, por nevojë jetike. Andaj, zgjedhjet e reja janë aq shumë të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat