A do të tërhiqet NATO nga Bondsteeli, flet Stoltenberg - Bota Sot
A do të tërhiqet NATO nga Bondsteeli, flet Stoltenberg

Aktuale

A do të tërhiqet NATO nga Bondsteeli, flet Stoltenberg

Nga: F.B Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:49
Jens Stoltenberg

NATO nuk do të tërhiqet nga Bondstilli dhe do të mbroj të gjithë qytetarët e Kosovës përfshirë serbët ka deklaruar sekretari gjeneral i Aleancës së NATO-së Jens Stoltenberg, shkruan "B92", transmeton “Bota Sot”.

“Jemi aty që të mbrojmë të gjithë njerëzit dhe NATO nuk ka plan të zvogëloj numrin e trupave në Kosovës” ka thënë ai.

Në pyetjen si e sheh bombardimin e NATO-së ndaj SRJ dy dekada më parë, Stoltenberg ka thënë se “detyra e NATO-së ishte të ndalohej lufta dhe katastrofa humanitare, por edhe të evitohet humbja e jetës së civilëve.

“Secila humbje e jetës së civilëve është tragjedi e madhe”, ka thënë zyrtari i NATO-së duke vazhduar se kupton shembjen e temës së bombardimit.

Ai shtoi se nuk pret që Serbia të harroj të kaluarën, por duhet të shikoj ka e ardhmja dhe mundësia e bashkëpunimit.

“Evropa është me përplot vende që kanë situatë të komplikuar të së kaluarës, por kanë gjetur mënyrë që së bashku të përparojnë dhe të shkojnë kah ardhmëria”,tha kreu i NATO-së duke përmendur rastin e Suedisë dhe Norvegjisë, Francës e Gjermanisë etj.

Ai tha se “respekton qëndrimin e Serbisë se nuk dëshiron të bëhet pjesë e aleancës dhe të mbetet neutrale, por edhe respekton atë që Serbia dëshiron të jetë partner i NATO-së në luftën kundër terrorizmit dhe situatave të jashtëzakonshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...