Haxhiu: PDK ka ngufatur sistemin e drejtësisë

Aktuale

Haxhiu: PDK ka ngufatur sistemin e drejtësisë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:53
Albulena Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje sot ka organizuar mbajtjen e konferencës kushtuar korrupsionit dhe ndikimit të tij në sistemin e drejtësisë.

Duke folur në konferencë e kësaj partie Albulena Haxhiu ka thënë:

“Kosova nuk është pasqyruar mirë në raportet e fundit- Transaprency International dhe raportin amerikan të shtetit.

Nuk ka veprime serioze nga institucionet në luftimin e korrupsionit. Ndikimet e pasluftës, sidomos të PDK e kanë ngulfatur sistemin e drejtësisë.

Korrupsioni po e ndalon zhvillimin ekonomik. Derisa papunësia në rritje, varfëri ekstreme ka një grup njerëzish që mbajnë nga dy e më shumë vende pune, në sistemin e drejtësisë. Sipas disa raporteve të organizatave të shoqërisë civile dhe Agjencisë Kundër Korrupsion, disa zyrtarë kanë më shumë se tri vende pune. Përveç se janë prokurorë e gjyqtarë, mbajnë edhe pozita tjera.

Prinë kryprokurori i shtetit me shumë pozita. Është edhe kryetar i këshillit drejtues në Akademinë e Drejtësisë, anëtar i Këshillit Prokororial, në komisionin e jurisprudencës. Ai kontrollon se kush do të jetë prokurorët e ardhshëm. Nuk mund të pritet që këta njerëz ta luftojnë korrupsionin.

Sipas Avni Zogianit, nga po kjo parti, Punësimet në sektorin publik po i shërbejnë klasës sunduese. Kjo kalon edhe përtej sektorit publik. Shumë zyrtarë punojnë shpesh edhe në sektorin privat. Psh, policë apo prokurorë që ligjërojnë në universitete private. Kur një polic apo prokurorë duhet të hetojë një veprime konkret ata priren më shumë nga interesi privat, sesa të zyrës që përfaqëson. Ata janë bërë mbrojtës të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këtë e dëshmon rasti me vjedhjen në dhomën e dëshmive. Ata që kanë përgjegjës për ruajtjen e dëshmive në polici, kanë punuar në sektorin privat. Inpektorati ka thënë se dhoma e dëshmive është e cenuar sepse ligjëruesit në universitete private sjellin persona ta pa autorizuar aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat