Isa Mustafa në emër të LDK-së i bën një ftesë presidentit Thaçi - Bota Sot
Isa Mustafa në emër të LDK-së i bën një ftesë presidentit Thaçi

Aktuale

Isa Mustafa në emër të LDK-së i bën një ftesë presidentit Thaçi

Nga: N.Sh Më: 18 mars 2019 Në ora: 13:33
Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook, thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin.

“Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare”, shkruan Mustafa transmeton gazeta “Bota sot”.

Mustafa fton presidentin Thaçi që të zhbllokoj KQZ-në, pasi vlerëson se vazhdimi i kësaj gjendje do të thellojë pasojat për subjektet politike.

Ja postimi i plotë i Isa Mustafës:

Presidenti i Kosovës e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin.

Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare.

Është e qartë se dikush do të mbetet i pakënaqur, ashtu siç kishte deklaruar Presidenti para disa ditësh, por për institucionin e Presidentit me rëndësi themelore duhet të ketë përmbushja e bazës Kushtetuese e jo referimi ndaj kënaqësive e pakënaqësive.

Ftoj presidentin në emër të LDK-së ta zhbllokojë KQZ-në, sepse vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellojë pasojat për subjektet politike, vendin dhe për rendin kushtetues. IM

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...