Befason Muharrem Nitaj, pasi punësoi dy djemtë dhe një familjare sulmon kritikët

Aktuale

Befason Muharrem Nitaj, pasi punësoi dy djemtë dhe një familjare sulmon kritikët

Nga: N.Sh Më: 18 mars 2019 Në ora: 15:28
Ramush Haradinaj dhe Muharrem Nitaj

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka dalë në mbrojtje të AAK-së e cila po kritikohet për punësimet e shumta të militantëve të tyre Telekom dhe në ndërmarrjen “Përparimi”.

Kjo deklaratë e deputetit Nitaj vjen edhe pas punësimit të dy djemve të tij, njërit në Telekom dhe tjetrit në ndërmarrjen “Përparimi”.

Nitaj thotë se, kjo është fushatë që nuk po e kupton sulmimin e njerëzve që marrin 300-400 euro rrogë me djersen e tyre.

Ai thotë se interesi publik dëmtohet me shpërdorime milionëshe me nepotizëm në nivelin e lartë e jo nëse dikush merr një kontratë pune me pagë minimale.

Deputeti thekson se kjo është e pandershme që gishti drejtohet nga AAK-ja, pasi në krahasim me të tjerët AAK-ja rezulton të jetë engjëll.

Ja postimi i plotë:

Nuk po mundem ta kuptoj kete fushaten qe te sulmohen njerezit qe marrin 3-400 euro rroge me djersen e tyre, sikur kjo qenka rreziku me te cilin po perballet shteti!

Interesi publik demtohet me shperdorime milionshe, me nepotizëm të nivelit të lartë e jo pse dikush merr nje kontrate pune, qofte edhe te perkohshme me page minimale!

Eshte e pandershme qe te drejtohet gishti nga AAK, sepse ne krahasim me te tjeret AAK rezulton te jete engjell.

Por edhe kjo fushate do te marre fund dhe une shpresoj shume qe shperdorimet te denoncohen ne thelb e jo te provohet qe të bëhën balanca me shashka!

Krejt këta që na kanë rënë në qafë për punësime, s’kanë lënë institucion pa pushtuar me qindra militantë dhe atë në pozita udhëheqëse.

Le t’i hapin letrat dhe ata do të skuqen!

MN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat