PSD reagon pas vendimit të Gjykatës, ku është dënuar Fisnik Ismaili me gjashtë muaj burgim

Aktuale

PSD reagon pas vendimit të Gjykatës, ku është dënuar Fisnik Ismaili me gjashtë muaj burgim

Nga: Z.B Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:15
Partia Social Demokrate (PSD)

Partia Social Demokrate (PSD), ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë që ka dënuar deputetin Fisnik Ismailin me gjashtë muaj burgim me kusht për veprën “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, përcjell “Bota sot”.

Përmes një shkrimi në Facebook, PSD ka thënë se, Fisnik Ismaili është dënuar me akuzën për posedim të gazit lotësjellës, në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, në kundërshtimin e tij politik të ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe të marrëveshjes për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

Postimi i plotë:

6 MUAJ BURG ME KUSHT DEPUTETIT OPOZITAR PËR POSEDIM TË GAZIT LOTSJELLËS, GJOBË PËR PUSHTETARËT QË GJUAJNË ME ARMË ZJARRI!

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar sot deputetin Fisnik Ismailin me gjashtë muaj burgim me kusht për veprën “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Siç dihet, Fisnik Ismaili është dënuar me akuzën për posedim të gazit lotësjellës, në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, në kundërshtimin e tij politik të ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe të marrëveshjes për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

Kjo përkundër faktit që tashmë Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se disa prej pikave të marrëveshjes për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Derisa në anën tjetër, Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe presidenti i Malit të Zi, z. Filip Vujanoviq, janë pajtuar për mundësinë e korrigjimit të Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, çfarë dëshmon edhe dyshimet e bazuara për gabimet në marrëveshjen për përcaktimin e vijës kufitare mes dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat