Trumpi reagon me tërbim: Duan të më fajësojnë për sulmin në Zelandë të Re, por s’kanë prova

Amerika

Trumpi reagon me tërbim: Duan të më fajësojnë për sulmin në Zelandë të Re, por s’kanë prova

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:30

Donald Trump me zemërim është ankuar se po fajësohet për sulmin terrorist në Christchurch nga Brenton Tarrant i ekstremit të djathtë, që i mori jetën 50 njerëzve.

“Media e Lajmeve të Rreme po punon edhe pas pune që të më fajësojë mua për sulmin e tmerrshëm në Zelandë të Re. Atyre do t’iu duhet të punojnë shumë që ta provojnë atë gjë. Sa qesharake!” ka cicëruar z.Trump.

Presidenti amerikan ishte kritikuar pas sulmeve në dy xhami në Zelandë të Re javën e kaluar, pasi fillimisht kishte postuar një lin nga Breitbard, një webfaqe e ekstremit të djathtë me histori të retorikës anti-myslimane, për t’i drejtuar followersat e tij në mbulimin e tyre të incidentit.

Më vonë ai shprehu “simpatinë më të ngrohtë” dhe “urimet më të mira” për njerëzit e Zelandës së Re” por nuk e quajti sulmin terrorist dhe nuk kritikoi ideologjinë e supremacizmit të bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat