Hoxha: Fondet e BE-së janë thelbësore për rrugën tonë integruese

Aktuale

Hoxha: Fondet e BE-së janë thelbësore për rrugën tonë integruese

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:49
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha

“Ka përfunduar procesi i programimit të IPA 2017 e financuar nga BE-ja me 73 milionë euro dhe IPA 2018, me 90.5 milionë euro. Ndërsa, janë përgatitur edhe programet IPA 2019 dhe IPA 2020, me financim nga BE-ja me rreth 200 milionë euro”, tha Hoxha derisa shtoi se këto fonde, nga viti 2014 deri më 2020, pritet të arrijnë 600 milion euro.

Ajo tha gjithashtu se këto fonde do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve duke ndihmuar përmirësimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, duke ndihmuar sektorin e arsimit dhe punësimit si dhe duke përmirësuar infrastrukturën publike dhe zhvillimin ekonomik.

“Nga viti 1999 deri më 2008, BE-ja, ka kontribuar për rindërtimin e Kosovës, me rreth 1 miliardë euro, si dhe për ngritjen e institucioneve të Kosovës gjatë asaj periudhe”.

Ministrja Hoxha falënderoi Zyrën e BE-së në Kosovë dhe të gjithë partnerët nga ambasadat dhe donatorët të cilët kanë punuar për ta ndihmuar Kosovën të zhvillohet dhe të afrohet më tutje me BE-në, si qëllimi i yni i përbashkët.

Në fund të kësaj konference u shfaqen disa video që tregojnë ndihmën e BE-së për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat