Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milaim Zeka në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se tema rreth punësimeve ku ishte ambasadori britanez, ka qenë temë kryesore e mbajtur në tryezë pikërisht për këtë fenomen.
Sipas tij, ato që i ka thënë Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairí O’Connell në takimin e mbajtur, edhe qentë e rrugëve të Kosovës e dinë.
Ja postimi plotë:
Rreth punësimeve familjare Është mbajtur sot një tryezë rreth kësaj teme. Ishte prezent edhe Ambasadori Britanez, po edhe Kryetari i Kuvendit, si dhe Kryeministri i Kosovës. Foli Kadri Veseli, i cili do të ishte shumë më e ndershme të mos fliste fare. Po a ka njeri që është punësuar në KEK, në Aeroport, në PTK- Vala, Dogana, etj, që nuk ka kaluar nëpër sitat e PDK- së, LDK-së, Nismës, e tash edhe AAK-së?!!! A ka drejtor në Aeroport, PTK dhe Vala, KEK, e shumë ndërmarrje tjera që nuk ka qenë dhe nuk është i PDK-së?!!! Ato që i tha Ambasadori Britanez në këtë takim, edhe qentë e rrugëve të Kosovës i dinë. A ka kush i ndale, si dhe kur, vetëm Zoti e dine!!! Këta ja kanë dhënë teposhtën këtij vendi dhe në këtë teposhte ja kanë thyer qafën qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar deputeti Milaim Zeka.