Limaj dhe Erdogan në shënimin e përvjetorit të Çanakkalasë - Bota Sot
Limaj dhe Erdogan në shënimin e përvjetorit të Çanakkalasë

Aktuale

Limaj dhe Erdogan në shënimin e përvjetorit të Çanakkalasë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 18:17
Limaj dhe Erdogan

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në shënimin e 104-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë.

Në shënimin e kësaj beteje sot në stadiumin e qytetit të Çanakkalasë është organizuar një ceremoni ku prezent ishte edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe i ftuar ishte edhe zv/kryeministri Limaj.

Pas përfundimit të ceremonisë në stadium vazhdoi pjesa e dytë e ceremonisë në Memorialin e dëshmoreve të Çanakkalasë.

Në 104-vjetorin e kësaj beteje u vlerësuan lart të gjithë të rëndet nga vendet mike që luftuan përkrah Turqisë duke veçuar edhe pjesëmarrësit në këtë betejë nga trojet shqiptare.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin krerët më të lartë të shtetit turk dhe personalitete tjera të rëndësishme evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...