Haradinaj: Veteranëve nuk duhet t’iu ndalen pagat për shkak të disa maskarenjve

Aktuale

Haradinaj: Veteranëve nuk duhet t’iu ndalen pagat për shkak të disa maskarenjve

Më: 18 mars 2019 Në ora: 18:22
Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka thënë se veteranëve të vërtetë të UÇK-së nuk duhet t’iu ndalen të ardhurat për shkak të mashtruesve që janë futur në listat e veteranëve.

Ai duke folur në RTK1 kërkesën e Prokurorisë për pezullim të pagesave të pensioneve për 19 mijë veteranë, deri në përfundim të procesit gjyqësor, e ka parë si diçka të padrejtë.

Haradinaj ka thënë se Prokuroria po provokon trazira.

“Nuk është e drejtë që njerëzve meritorë t’u ndalen të ardhurat. Le të zbulohen mashtruesit dhe pastaj të detyrohen t’i kthejnë paratë. OVL e UÇK-së i ofron bashkëpunim Prokurorisë. I vërteti nuk duhet të vuajë për shkak të maskarait”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, Xhevdet Qeriqi, veteran i UÇK-së, ka thënë se organeve të drejtësisë duhet dëshmuar që fjala është për veteranë të vërtetë në mënyrë që atyre të mos u ndalohen të ardhurat.

“Mendoj që duhet të bashkëpunojmë si luftëtarë të UÇK-së, që t’iu ofrohet si bazë Prokurorisë dhe Gjykatës, që të mos iu ndalen të ardhurat këtyre veteranëve”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat