Kush do të jenë kandidatët për të parin e LDK-së? Flet nënkryetari i partisë - Bota Sot
Kush do të jenë kandidatët për të parin e LDK-së? Flet nënkryetari i partisë

Aktuale

Kush do të jenë kandidatët për të parin e LDK-së? Flet nënkryetari i partisë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 18:25
Rugova dhe Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka filluar procesin zgjedhor partiak mirëpo, zyrtarisht askush nuk e ka shpallur kandidaturën e tij.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka filluar procesi zgjedhor mirëpo, deri më tani askush nuk e ka shpallur kandidaturën e tij në Kuvendin e këtij subjekti politik.

Këtë e ka konfirmuar Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së.

“Procesi zgjedhor në LDK tani sapo ka filluar dhe zyrtarisht askush nuk ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së. Kandidaturat zyrtarisht shpallen në Kuvendin e LDK-së. Për të gjitha zhvillimet do të ju njoftojmë me kohë. LDK është konfirmuar se është parti e hapur, ka potenciale të kuadrove dhe do të zhvillojë procedura të plota demokratike zgjedhore”, ka deklaruar Mustafa.

Në anën tjetër, është përfolur shumë që nënkryetari aktual i LDK-së, Haki Rugova, do të kandidojë për postin e të parit të këtij subjekti politik.

Rugova ka thënë se nuk e ka pohuar e as mohuar nëse do të kandidojë apo jo për të parin e LDK-së.

Ai ka thënë se deri më  tani të gjithë emrat që janë publikuar në medie thjeshtë janë vetëm spekulime.

“Ato nuk janë kandidatura, ato më shumë janë ndoshta spekulime ta quaj, nuk e di. Me aq sa kam parë unë ka njerëz të interesuar që të kandidojnë dhe kjo është e mirë mirëpo, është faza e caktuar kur njerëzit shpallin kandidaturat. Është një çështje të cilën ne tash do të shohim se si po shkon procesi”, ka deklaruar Rugova.

I pyetur nëse ai do të kandidojë për të parin e LDK-së, Rugova ka thënë se, ai së bashku me partinë e tij kanë një marrëveshje mirëpo, nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër.

“Unë së bashku me partinë e kemi një marrëveshje të përbashkët edhe ashtu është dhe ashtu do të hyjmë në zgjedhje besoj”, ka thënë Rugova, duke mos dhënë më shumë detaje.

Media, që nga e enjtja ka provuar që të kontaktojë me Avdullah Hotin, Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin e Agim Veliun, nëse do të kandidojnë për të parin e LDK-së apo jo, por asnjëri prej tyre nuk është përgjigjur, pavarësisht se këta deputetë është përfolur se mund të kandidojnë për kryetar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...