Matoshi: Jo dialog me neofashistin Marko Gjuriq - Bota Sot
Matoshi: Jo dialog me neofashistin Marko Gjuriq

Aktuale

Matoshi: Jo dialog me neofashistin Marko Gjuriq

Më: 18 mars 2019 Në ora: 19:59
Foto ilustruese

Ai në një postim në Facebook shkruan se neofashisti Gjuriq i ka mohuar edhe krimet tjera anë e kënd Kosovës. 

“Gjuriq duke akuzuar NATO-n për intervenimin ndaj Serbisë millosheviqiane, për ta ndaluar përpjekjen gjenocidale ndaj shqiptarëve, injoron ndër tjera edhe vrasjen e 1370 fëmijëve nga 1-15 vjeç, dhunimin e rreth 20 mijë grave shqiptare dhe vrasjen e mbi 10 mijë civilëve, sipas Fondit Ndërkombëtar Humanitar me seli në Beograd, nga forcat serbe në Kosovë”, shkruan Matoshi.

“Qe me kë u dashka të rikthehet në dialog pala kosovare!?  Qe për kauzën e kujt po angazhohen disa çarqe brenda BE-së dhe Zonja Mogherini!? Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe tërë selia e BE në Bruxelles, do të duhej të tronditeshin nga kjo deklaratë në vend se ta fajësojnë Kosovën. Thjesht Gjuriq është fashist klasik! Ai i ka vrarë përsëdyti viktimat në Kosovë!?”, përfundon Matoshi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...